Zyrtari iranian hedh poshtë vendimin e Trumpit, bën thirrje për përgjigje ushtarake - Gazeta Express
string(82) "zyrtari-iranian-hedh-poshte-vendimin-e-trumpit-ben-thirrje-per-pergjigje-ushtarake"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 8:13

Zyrtari iranian hedh poshtë vendimin e Trumpit, bën thirrje për përgjigje ushtarake

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 8:13

Një këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Iranit ka hedhur poshtë njoftimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për zgjatjen e armëpushimit, duke thënë se kjo “nuk do të thotë asgjë” dhe se Teherani duhet të përgjigjet ushtarakisht.

Mahdi Mohammadi, këshilltar i lartë i kryetarit të Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se “pala humbëse nuk mund të diktojë kushte” dhe e quajti vazhdimin e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane një “rrethim” që “nuk ndryshon nga bombardimet”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Si shenjë e mosbesimit të Teheranit ndaj Uashingtonit, Mohammadi akuzoi Trumpin se e ka zgjatur armëpushimin si një “manovër për të fituar kohë për një sulm të befasishëm”, duke shtuar se “ka ardhur koha që Irani të marrë iniciativën”.

Ghalibaf, kryetar i Kuvendit dhe figurë e kahershme në politikën e vendit, udhëhoqi raundin e parë të negociatave me Shtetet e Bashkuara në Islamabad dhe pritej të përballej me zëvendëspresidentin JD Vance në një raund të dytë bisedimesh, të cilat fillimisht u vonuan dhe më pas u shtynë për një afat të pacaktuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement