Komisioni Evropian pritet të prezantojë sot një paketë masash për të përballuar pasojat energjetike të konfliktit me Iran, mes paralajmërimeve për mungesa të mundshme të karburantit të avionëve gjatë muajve në vijim.
Sipas draft-propozimeve të siguruara nga Reuters, Bashkimi Evropian synon të reduktojë taksat mbi energjinë elektrike dhe të koordinojë mbushjen e rezervave të gazit gjatë verës, në përpjekje për të zbutur ndikimin e krizës.
Dokumentet tregojnë se, për momentin, BE do të shmangë ndërhyrjet e mëdha në treg, si vendosja e tavaneve për çmimet e gazit apo taksimi i fitimeve të jashtëzakonshme të kompanive energjetike, masa që u aplikuan në vitin 2022 pas ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia.
Në vend të kësaj, Komisioni planifikon të rishikojë rregullat fiskale të BE-së për të favorizuar energjinë elektrike ndaj naftës dhe gazit, si dhe të lehtësojë procedurat për qeveritë që të ulin deri në zero taksat mbi energjinë për sektorë të caktuar industrialë.
Po ashtu, BE pritet të ndërhyjë për të koordinuar përpjekjet e vendeve anëtare për mbushjen e depozitave të gazit në muajt e ardhshëm, duke ofruar një qasje më të unifikuar për sigurinë energjetike.
Një tjetër element i rëndësishëm i planit është përgatitja për mungesa të mundshme të karburantit të avionëve, ku Komisioni do të japë udhëzime për qeveritë mbi mënyrën e menaxhimit të situatës, nëse tensionet në rajon përshkallëzohen më tej.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...