Zyrtari i VV'së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes - Gazeta Express
string(82) "zyrtari-i-vvse-nuk-i-duron-nderimet-qe-po-i-behen-rugoves-ne-16-vjetorin-e-vdekjes"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 18:11

Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 18:11

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Emrush Xhemajli, ka reaguar sot për nderimet që i janë bërë Ibrahim Rugovës me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.

Xhemajli ka shpërndarë një shkrim në të cilin flitet për një dokument të publikuar nga Rexhep Qosja e që thuhet se është një marrëveshje e nënshkruar nga Ibrahim Rugova e Milan Milutinoviq.

Lexo Edhe:

Tutje Xhemajli ka thënë se “edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”.

“21.01. 2022. Nese doni te dini se cfare jane politikanet shfletoni dokumentet qe nenshkruajne. Vendimet qe marrin. Marreveshjet qe bejne, Dogovoret qe i firmosin. Te tjerat jane mite, legjenda, pallavra per mashtrim dhe vetmashtrim. Mesazhi qe jepet per gjeneratat e reja kur nderohen ata qe kolaborojne me okupatoret e ka vetem nje kuptim te ulet: Edhe nese tradhton vendin e popullin tend nuk ka dert, perseri do te nderohesh. E.Xh”, ka shkruar Xhemajli.