Zyrtarët e Kombëtares presin shtyrjen e ndeshjes me Maqedoninë - Gazeta Express
string(62) "zyrtaret-e-kombetares-presin-shtyrjen-e-ndeshjes-me-maqedonine"

Gazeta Express

13/03/2020 20:14

Zyrtarët e Kombëtares presin shtyrjen e ndeshjes me Maqedoninë

Gazeta Express

13/03/2020 20:14

Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, dhe menaxheri i kësaj skuadre, Bajram Shala, besojnë se sipas të gjitha gjasave ndeshja e 26 marsit mes Maqedonisësë Veriut dhe Kosovës do të shtyhet për një datë të  mëvonshme.

Shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit nëpër botë dhe pas shpalljes të këtij virusi si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndeshja gjysmëfinale e play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut është vënë në dyshim, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja fillimisht është vendosur të zhvillohet pa tifozë, përkundër që fillimisht u shitën mbi 30 mijë bileta, ndërsa më vonë Federata maqedonase kërkoi që të shtyhet kjo ndeshje, vendim që do të merret të martën në një takim urgjent të thirrur nga UEFA.

Muharrem Sahiti dhe Bajram Shala besojnë që ndeshja do të shtyhet, megjithatë ata tregojnë se Kombëtarja i ka bërë të gjitha përgatitjet që ndeshja të zhvillohet si zakonisht.

“Nëse Kampionati Evropian zhvillohet atëherë kur ishte planifikuar, atëherë kur përfundojnë ligat me ndeshjet e shtyra, kur do të përfundojë Liga e Kampionëve, kur do të përfundojë Liga e Evropës, kur dhe ku do të zhvillohet fazat parapërgatitore për Kombëtaret?”, ka thënë Shala në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Ka shumë faktorë këtu që ndikojmë dhe logjikshëm do të duhej të vinim në përfundim që edhe Evropiani në përgjithësi mund të shtyhet”.

Se ndeshja do të shtyhet beson edhe ndihmëstrajneri Sahiti.

“Ne jemi duke punuar në aspektin sportiv për këtë ndeshje, qysh nga përfundimi i ndeshjes kundër Anglisë. Sidoqoftë ka ndodhur kjo situatë. Fillimisht është vendosur që të zhvillohet pa tifozë, por tash pritjet janë që të mos zhvillohet fare kjo ndeshje, të shtyhet për një kohë të pacaktuar”, ka thënë Sahiti.

Sahiti beson se Kosova nuk do të përfitonte nga zhvillimi i ndeshjes pa tifozë, përkundër që është mysafire, pasi që thotë se lojtarët e Kosovës motivohen nga ofendimet e rivalëve dhe nga mbështetja e Dardanëve, edhe kur këta të fundit janë në numër më të vogël sesa tifozët e ekipit kundërshtar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement