Zyrtare: Suspendohen ndeshjet City-Real dhe Juve-Lyon - Gazeta Express
string(52) "zyrtare-suspendohen-ndeshjet-city-real-dhe-juve-lyon"

Gazeta Express

12/03/2020 17:44

Zyrtare: Suspendohen ndeshjet City-Real dhe Juve-Lyon

Gazeta Express

12/03/2020 17:44

Tashmë është zyrtare, Manchester City-Real Madrid që ishte në program për të luajtur javën e ardhshëm, s’do të luhet, për shkak të koronavirusit, që ka goditur edhe Los Blancos pasi basketbollisti, Thomkins, ka dalë pozitiv.

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se për shkak situatës që ka kapluar gjithë botën, ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Manchester City dhe Juventus vs Lyon, s’do të luhen javën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

UEFA ende nuk ka njoftuar çfarë do të ndodhë me ndeshjet tjera që janë në program, Barcelona-Napoli dhe Bayern Munich-Chelsea.

Me shumë gjasa, edhe ato do të shtyhen.

Tashmë, Serie A është shtyrë deri me 3 prill, Ligue 1 deri me 15 prill dhe La Liga për dy xhirot e ardhshme, nuk ka ende një vendim për Premierligën dhe Bundesligës, përveçse tani për tani qëndron në fuqi vendimi që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Në Serie A, deri më tani dy lojtarë kanë dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani i Juventusit dhe Manolo Gabbiadini i Sampdorias.

Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement