Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus-Milan, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(61) "zyrtare-shtyhet-ndeshja-juventus-milan-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

03/03/2020 22:02

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus-Milan, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

03/03/2020 22:02

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit është shtyrë për shkak të koronavirusit.

Kjo ndeshje ishte caktuar për të mërkurën në orën 21:00, pasi ndeshja e parë në San Siro kishte mbaruar baras 1:1, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht ishte vendosur që ndeshja të luhej pa tifozë, e pastaj vendimi ndryshoi dhe u tha se tifozët do të lejoheshin në stadium, përjashtuar ata që vijnë nga zonat më të prekura nga sëmundja e përhapur me shpejtësi në Itali, si Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto.

Ky vendim ishte marrë të dielën mbrëma, por sot planet ndryshuan përsëri.

Tani është vendosur që ndeshja të shtyhet për një datë të papërcaktuar.

Vendimi u mor pak orë pasi autobusi me lojtarët e Milanit mbërriti në Torino. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement