Zyrtare: PSG vs Dortmund luhet pa tifozë - Gazeta Express
string(39) "zyrtare-psg-vs-dortmund-luhet-pa-tifoze"

Gazeta Express

09/03/2020 17:35

Zyrtare: PSG vs Dortmund luhet pa tifozë

Gazeta Express

09/03/2020 17:35

Ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të luhet pa tifozë, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Takimi i PSG-së në udhëtim kundër Strasbourg u anulua të shtunën, për shkak të koronavirusit në Francë, transmeton Gazeta Express.

Tani, sfida e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nuk do të anulohet, por do të luhet pa tifozë.

Vendimi është marrë nga UEFA, derisa është konfirmuar edhe nga klubet se më e mira për të gjithë është që dyert e ‘Parc des Princes’ të jenë të mbyllura për tifozët. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement