FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Joan Garcia, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit të tij prej 25 milionë eurosh plus indeksimi me inflacionin (CPI).
Nëpërmjet një njoftimi të bërë publik, klubi katalanas bëri të ditur se Garcia do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me Barcelonën deri më 30 qershor 2031.
Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet këtë të premte në ambientet e klubit, në një takim privat.
Joan Garcia, i cili ka shkëlqyer me Espanyolin dhe është konsideruar si një nga portierët më premtues në futbollin spanjoll, pritet të jetë një përforcim strategjik për të ardhmen e skuadrës së Hansi Flick.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...