Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të futbollit, i cili aktivizohet në radhët e ekipit turk, Konyaspor, Sokol Cikalleshi, ka shënuar sërish këtë të diel për skuadrën e tij.
Goli i kavajasit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi vendosi fituesin e sfidës.
Në minutën e 13-të, sulmuesi kuqezi, pas një harkimi të Zymer Bytyqit nga këndi, goditi me kokë topin që përfundoi në rrjetën e skuadrës kundërshtare.
Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, teksa ka shënuar 5 gola me skuadrën turke.
Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për tri ndeshjet e që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars), në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022’”.
Revoyez encore un nouvel assit de Bytyqi pour Sokol Cikalleshi !
— Football Kosovar FR ?? (@FootballKosovar) March 21, 2021
Bytyqi qui ne s’arrête pas d’empiler les assists, n’est toujours pas convoqué avec le ?? pic.twitter.com/zzdzqHuCJK