Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori të Serie A.
Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.
Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.
Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.
Ky ishte titulli i dytë në Serie A për Amir Rrahmanin, pas atij të fituar në sezonin 2022-23, dhe një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në mbrojtjen e Napolit.
Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte./GazetaExpress/
😅Amir Rrahmani ndërpren konferencën e trajnerit Antonio Conte, e merr vet fjalën, e pastaj ia thonë bashkërisht këngës së kampionit🏆🕺🕺 🎥CBS Sports Golazo
Posted by Emisioni Sportiv Favorit on Friday, May 23, 2025
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...