Zylfiu: Synimi jonë mbetet Olimpiada e Golfit - Gazeta Express
string(44) "zylfiu-synimi-jone-mbetet-olimpiada-e-golfit"

Zylfiu: Synimi jonë mbetet Olimpiada e Golfit

Sport

Gazeta Express

11/05/2022 11:48

Një sport i njohur, madje aristokratik, golfi, vlerësohet për thjeshtësinë e rregullave, aftësinë për të përdorur jo vetëm strategjinë, por edhe aftësinë e përsosur në mënyrë të përsosur.

Nga jashtë, golfi mund të duket i çuditshëm, interesant, emocionues dhe disi i pakuptueshëm.

Lexo Edhe:

Por, drejtori sportiv i Federarës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, i cili ka qenë i ftuar të mërkurën e 11 majit në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, tregoi se si luhet ky sport.

Ai tha se qëllimi kryesor i lojtarit është të godasë topin në vrimë, por brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Ndër të tjera Zylfiu u shpreh se qëllimi kryesor i sportistëve të golfit është pjesëmarrja në olimpiadë.

“Golfi është sport për të gjithë, ne shqiptarët shquhemi për sporte individuale, e këtu padyshim mund t’ia arrijmë edhe me sportin e golfit. Gjithsesi synimi jonë mbetët olimpiada”, tha Zylfiu për T7.

Për më shumë klikoni në video për ta shikuar intervistën e realizuar nga Gelina Maloku dhe Shpend Lipa. /GazetaExpress/.