Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike - Gazeta Express
string(71) "zvicra-mban-rezerva-ekskluzive-te-karburantit-ne-kohe-krize-energjetike"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 15:13

Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 15:13

Zvicra si “ishull karburanti” në Evropë: Furnizimi me benzinë dhe naftë mbetet i sigurt

Zvicra disponon rezerva të posaçme të karburantit që përdoren në rast mungese dhe janë të dedikuara vetëm për vendin. Këto rezerva nuk ndahen me shtete të tjera, ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht tensioneve ndërkombëtare dhe krizave energjetike, furnizimi me benzinë dhe naftë në Zvicër vazhdon normalisht. Megjithatë, situata me kerozinën për avionë mbetet më e ndjeshme.

Autoritetet zvicerane vlerësojnë se furnizimi i aeroporteve është i sigurt deri në maj 2026, ndërsa në rast nevoje qeveria mund të lirojë rezervat nga depot shtetërore.

Zvicra nuk është pjesë e mekanizmit të solidaritetit energjetik të BE-së, por ka marrëveshje të veçanta për bashkëpunim në sektorin e gazit me disa vende fqinje.

Në situata ekstreme, qeveria mund të japë prioritet fluturimeve emergjente, ndërsa ushtria mban rezerva të veçanta të karburantit për përdorim të saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement