Zyra e Rregullatorit për Energji në një komunikatë të lëshuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot, kanë treguar se në këtë takim të sotit s’kanë trajtuar fare temën e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike dhe propozimin për rritjen e çmimit të rrymës prej 15%.
Këtë thonë se e kanë bërë meqë afati për dërgimin e komenteve për tarifat mbetet i hapur deri në orën 16:00 të ditës sotit.
“ Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”, thuhet në komunikatë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...