Zlatko Dalic pritet të bëj ndryshime të mëdha në sulm për ndeshjen ndaj Shqipërisë - Gazeta Express
string(82) "zlatko-dalic-pritet-te-bej-ndryshime-te-medha-ne-sulm-per-ndeshjen-ndaj-shqiperise"

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 11:22

Zlatko Dalic pritet të bëj ndryshime të mëdha në sulm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 11:22

Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në 11-shen startuese pas humbjes nga Spanja.

Pas disfatës bindëse ndaj Spanjës (0:3) ishte e qartë se disa gjëra duheshin ndryshuar, dhe nga kampi i Vatrenit ka konfirmimin se një zëvendësim në ekipin e parë sigurisht që do të ndodhë dhe atë në krye të sulmit.

Sipas informacioneve që disponon mediumi “Sportske novosti”, Bruno Petkovic do të startojë nga minuta e parë ndaj Shqipërisë, përcjellë “Gazeta Express”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet nesër nga ora 15:00.

Si Kroacia, ashtu edhe Shqipëria kanë humbur ndeshjet e para në Gjermani./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement