Zjarri në fabrikën në Gjakovë, policia: Rasti është në fazën fillestare të hetimeve - Gazeta Express
string(81) "zjarri-ne-fabriken-ne-gjakove-policia-rasti-eshte-ne-fazen-fillestare-te-hetimeve"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 19:53

Zjarri në fabrikën në Gjakovë, policia: Rasti është në fazën fillestare të hetimeve

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 19:53

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 16:10, është pranuar informata se një fabrikë në fshatin Osek Hilë, në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri.

Krasniqi tha se njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

Sipas saj, rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement