Zjarrfikësit me uniforma të skaduara, AME premton zgjidhje - Gazeta Express
string(57) "zjarrfikesit-me-uniforma-te-skaduara-ame-premton-zgjidhje"

Zjarrfikësit me uniforma të skaduara, AME premton zgjidhje

Gazeta Express

10/12/2019 19:47

Në Agjension e Menaxhimit Emergjent thonë se çështja e statusit të zjarrfikësve dhe uniformave, do të zgjidhet shumë shpejt. Puna që e bëjnë është me rrezikshmëri të lartë.

Por, pavarësisht kësaj, problemet me të cilat po përballen zjarrfikësit në Kosovë, nuk janë të pakta.

Lexo Edhe:

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, thotë që para se gjithash, kërkojnë të zgjidhjet çështja e statusit të tyre.

Bile, edhe uniforma me të cilën kryejnë intervenimet këta zjarrfikës, tashmë i ka skaduar afati.
Ndërkohë, në lidhje me këtë, Sindikata e Zjarrfikësve, ka mbajtur të martën edhe një konferencë për media.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, gjendjen me të cilën po përballën zjarrfikësit, po e cilëson si të rëndë.

“Përveç pagës baze prej viti 2010 që kemi një kompensim tjerat  nuk janë zbatuar. Kërkesat tona janë të njohura për institucionet e vendit. Në momentin qe kemi kaluar në nivel qendror kemi mbetur pa buxhet. Kemi mbet në një forme pa përkujdesje institucional”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Zjarrëvikësve, Muharrem Beka.

Beka kërkoi nga institucionet që zjarrfikësit të kalojnë në tërësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, Avni Ajdini nga BSPK, tha se zjarrfikësve po iu shkelen të drejtat e tyre legjitime.

Kurse udhëheqësi i këshillit të protestave, Zymri Krasniqi, paralajmëroi protesta nëse nuk zbatohet ligji për paga.

E statusi i Zjarrfikëseve, si duket shpejt do të definohet.

Të paktën, kështu deklarojnë në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Ndërkaq, sa i përket ndërrimit të uniformave, në AME thonë që nga 35 njësi, deri me tani janë pajisur rreth 28 prej tyre, kurse pjesa, sipas AME-së, do të pajiset së shpejti.