‘Zjarret, angazhim maksimal’, Rama: 6 helikopterë në misione intensive - Gazeta Express
string(65) "zjarret-angazhim-maksimal-rama-6-helikoptere-ne-misione-intensive"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 13:16

‘Zjarret, angazhim maksimal’, Rama: 6 helikopterë në misione intensive

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2025 13:16

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në vend të shkaktuar nga zjarret. Sipas raportimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë ende 6 vatra aktive të cilat janë nën kontroll, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut të orëve të fundit.

Rama tha se forcat janë të angazhuara maksimalisht për të shuar çdo vatër zjarri, dhe se në ndihmë të operacioneve janë edhe 6 helikopterë në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.

“Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit.

Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.”, shkruan Rama.