Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në vend të shkaktuar nga zjarret. Sipas raportimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë ende 6 vatra aktive të cilat janë nën kontroll, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut të orëve të fundit.
Rama tha se forcat janë të angazhuara maksimalisht për të shuar çdo vatër zjarri, dhe se në ndihmë të operacioneve janë edhe 6 helikopterë në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.
“Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit.
Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.”, shkruan Rama.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...