Zjarr në një fermë në Jordani, vdesin 13 pakistanezë, shumica fëmijë - Gazeta Express
string(66) "zjarr-ne-nje-ferme-ne-jordani-vdesin-13-pakistaneze-shumica-femije"

Gazeta Express

02/12/2019 10:39

Zjarr në një fermë në Jordani, vdesin 13 pakistanezë, shumica fëmijë

Gazeta Express

02/12/2019 10:39

Trembëdhjetë shtetas të Pakistanit, përfshirë tetë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një fermë në Jordani. Lajmin e bënë të ditur autoritetet e këtij shteti të Lindjes së Mesme.

Zjarri i madh u përhap edhe nëpër shtëpizat ku ishin strehuar punëtorët e një ferme në Shouna, një zonë rurale në perëndim të kryeqytetit Aman.

Lexo Edhe:

Zyrtarët e mbrojtjes civile njoftuan se në këtë zjarr janë lënduar tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Policia tha se i ka nisur hetimet për zbulimin e shkaktarëve të zjarrit vdekjeprurës.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile tha se në ndërtesat e improvizuara ishin strehuar dy familje të imigrantëve, të cilët kanë ardhur nga Pakistani për të gjetur punë në Jordani.

Ende nuk dihet zyrtarisht se si u shkaktua zjarri, por një zëdhënës tjetër tha se një defekt në rrjetin e energjisë elektrike mund të jetë shkaktar i përhapjes së flakëve.

Ndryshe, mijëra imigrantë punojnë në fermat e Jordanisë. Shumë prej tyre përballen me kushte të dobëta të akomodimit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.