Zidane e konsideron Varanen të paprekshëm, City as mos t’ia mësyjë - Gazeta Express
string(64) "zidane-e-konsideron-varanen-te-paprekshem-city-as-mos-tia-mesyje"

Zidane e konsideron Varanen të paprekshëm, City as mos t’ia mësyjë

Gazeta Express

04/04/2020 12:59

City e do Varanen, por francezi është ‘mbrojtësi i artë’ i Zuzu

Real Madridi do të refuzojë çdo ofertë të mundshme nga Manchester City për qendër mbrojtësin, Raphael Varane, sipas Defensa Central, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

City po kërkon një qendërmbrojtës si partner për Aymeric Laporte, pasi John Stones dhe Nicolas Otamendi kanë dështuar të bindin Pep Guardiolën dhe nuk janë titullar të padiskutueshëm.

Sido që të jetë, Varane mund të jetë vetëm një ëndërr për ekipin anglez, pasi Zinedine Zidane e do me çdo kusht në Madridin e tij.

Është ai që e bleu në vitin 2011 duke e telefonuar atë personalisht për ta bindur që të nënshkruajë me Madridin dhe derisa të jetë trajner i Realit, sipas mediave në Spanjë, s’do ta lërë të largohet për një klub tjetër për asnjë çmim.

26 vjeçari ka bërë 309 paraqitje që nga viti 2011 me Realin, ka shënuar 15 gola dhe ka fituar shumë trofe, veçuar katër tituj të UEFA Champions League. /Gazeta Express/