Zhegrova kthehet në Belgjikë, pasi Baseli nuk e bleu - Gazeta Express
string(51) "zhegrova-kthehet-ne-belgjike-pasi-baseli-nuk-e-bleu"

Zhegrova kthehet në Belgjikë, pasi Baseli nuk e bleu

Gazeta Express

01/04/2020 19:59

Edon Zhegrova do të rikthehet në Belgjikë, te klubi i tij Genk, pasi Baseli nuk e ushtroi të drejtën në marrëveshjen me belgët për ta blerë anësorin kosovar në fund të muajin mars.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Zhegrova iu bashkua klubit nga Superliga e Zvicrës nga Genku në shkurt të vitit 2019, pas një marrëveshjeje për huazim njëvjeçar e gjysmë, por me mundësi që Baseli ta blejë përfundimisht atë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, sipas gazetës së përditshme zvicerane Blick, Baseli ka pasur afat deri më 31 mars të shfrytëzojë mundësinë për ta blerë Zhegroven por nuk e ka bërë këtë.

Kjo nënkupton se 21-vjeçari i lindur në Herford do të kthehet në Genk, te klubi të cilit iu bashkua në gusht të vitit 2017.

Duke i parë paraqitjet e Zhegroves këtë sezon, është e çuditshme që Baseli refuzoi t’i paguajë rreth 3.5 milionë euro për një lojtar të talentuar, por rol në tërheqjen e klubit zviceran nga një mundësi si kjo mund të ketë luajtur pandemia koronavirus, e cila u ka shkaktuar telashe financiare klubeve të futbollit.

Zhegrova i regjistroi dy gola dhe tri asiste në 14 paraqitje për Baselin këtë sezon derisa futbolli s’u pezullua shkaku i Covid-19.

Në Zvicër ishin të bindur se Baseli do ta blinte kosovarin qysh pas një ndeshjeje në muajin dhjetor. Zhegrova ishte shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren e Baselit 3:0 kundër Young Boys, në derbin për kreun e Superligës.

Ai e kishte shënuar një gol dhe e kishte dhuruar një asist në një paraqitje të paharrueshme. /Gazeta Express/