Zgjedhorja, Murrizi: Do takohemi sërish me Ramën, por votë nuk japim për 'buzëkuqe' - Gazeta Express
string(78) "zgjedhorja-murrizi-do-takohemi-serish-me-ramen-por-vote-nuk-japim-per-buzekuqe"

Zgjedhorja, Murrizi: Do takohemi sërish me Ramën, por votë nuk japim për ‘buzëkuqe’

Gazeta Express

07/07/2020 20:57

Në përmbyllje të raundit të dytë të negociatave me Ramën, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nuk u arrit një marrëveshje pasi kryeministri është bërë palë me opozitën jashtëparlamentare, në një Pazar për reformën zgjedhore.

Murrizi u shpreh sërish se as ai e kolegët e opozitës parlamentare, nuk do të votojnë një reformë ‘buzëkuq’ për zgjedhjet.

Lexo Edhe:

Murrizi: Kryeministri Rama vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që mohuan të drejtën e votës shqiptarëve. Nuk votojmë asnjë lloj pazari që do t’u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Nuk votoj asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Ramës ia bëmë të qartë që të vazhdonte sa të dojë pazarin, por nuk votojmë asgjë me ato që kemi kërkuar. Rama nuk është pro listave të hapura, nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues. Ata do ta ulin me këmbë në tokë zotin Rama. Nuk besoj se jemi zemëruar. Do të kemi takime për çështjen e hapjes së listave. Nuk do të heqim dorë nga depolitizimi. Është shumë e rëndësishme që palët në zgjedhje të jenë të qeta e të qarta