Takimi me opozitën e re, Rama: Gati për një 'formulë' për listat e hapura, pakti me PD/LSI nuk hiqet - Gazeta Express
string(95) "takimi-me-opoziten-e-re-rama-gati-per-nje-formule-per-listat-e-hapura-pakti-me-pd-lsi-nuk-hiqet"

Takimi me opozitën e re, Rama: Gati për një ‘formulë’ për listat e hapura, pakti me PD/LSI nuk hiqet

Gazeta Express

07/07/2020 20:42

Ka përfunduar pa një marrëveshje edhe ‘raundi’ i dytë i negociatave mes kryeministrit Rama dhe opozitës parlamentare, takim i mbledhur pas kërkesës së këtyre të fundit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, listat e hapura në zgjedhje, heqjen e koalicioneve parazgjedhore, etj.

Rama ka deklaruar se ka një konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare. Kryeministri argumentoi se mbi paktin e arritur në këshillin politik mund të ‘shtohet’, por jo të hiqen pjesë.

Lexo Edhe:

Rama ka folur edhe për listat e hapura, duke u shprehur se është i gatshëm të negociojë për një formulë, me kushtin që të ketë konsensus ‘tri palësh’ (qeveri-opozita e re- opozita jashteparlamentare).

Rama: Jo sepse kemi një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjesh së listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar dhe për të arritur në një konsensus trepalësh. Natyrisht që në një konsensus të tillë, askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishsme që të gjithë të kenë zë në proces. Këtu jemi, e para kemi nevojë për një maxhorancë të gjerë në kuvend që është shumë përtej maxhorancës që kemi. PS nuk do të angazhohet në procese kapjeje të një vote këtu dhe atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe më lejoni të them që unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë sesa ata që janë brenda. Në këtë aspekt, sot është e vërtetë që një shumicë dërrmuese duan të kenë mundësinë jo të zgjedhin një program, një parti, një lider, por të ketë dhe një preferencë për një kandidat në një listë. Ne jemi PS dhe  ne e kemi sfidë tonën ku reflektohen ambiciet dhe dëshirat e njerëzve.

Për ne ka shumë rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit, por marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër dhe ata duhet të pajtohen me idenë se këtë pengesë duhet ta kapërcejnë, pavarësisht se unë jam me ta, kur thonë se depolitizimi i procesit do duhej të ishte. Por ky është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë Partisë Demokratike. Ndërkohë që për të hapur më tutje procesin, miqtë e opozitës parlamentare duhet të kuptojnë miqtë e opozitës joparlamentare.