Zgjedhjet e jashtëzakonshme po monitorohen edhe nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Francës - Gazeta Express
string(100) "zgjedhjet-e-jashtezakonshme-po-monitorohen-edhe-nga-instituti-per-bashkepunim-dhe-zhvillim-i-frances"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 12:35

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po monitorohen edhe nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Francës

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 12:35

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë po monitorohen nga 75 vëzhgues të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Francës.

Në lidhje me këtë monitorim të procesit për KosovaPress ka folur Ambasadori i Paqes, Tahir Shabani, i cili tha se procesi ka nisur mbarë në vend.

“Për ne, procesi ka filluar mbarë, që nga mëngjesi jemi të shtrirë në territorin e Kosovës me 75 vëzhgues. Pas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është Organizata Ndërkombëtare dhe pastaj rangu i tretë është Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ku me vite të tëra i vëzhgojmë proceset zgjedhore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Përbërja e delegacionit është nga mërgata, nga trojet shqiptare. Po e vëzhgojmë një proces që është transparent dhe po shkon mbarë. Neve na mbetet që t’i bëjmë raportet tona dhe shpresoj që shqiptarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, bëjmë apel që të gjithë t’i kthehen kutisë së votimit dhe të shprehen përmes votës së lirë”, tha ai.

Tutje, Shabani u shpreh se aktualisht janë duke e monitoruar procesin e votimit në Ferizaj, Viti, Gjilan, Shtime, Lipjan, Pejë dhe se delegacioni nga Shkodra do ta monitorojnë Prizrenin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement