​Zgjedhja e presidentit, Kurti sot pritet të takohet me Abdixhikun - Gazeta Express
string(64) "zgjedhja-e-presidentit-kurti-sot-pritet-te-takohet-me-abdixhikun"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 6:56

​Zgjedhja e presidentit, Kurti sot pritet të takohet me Abdixhikun

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 6:56

Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.

Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.

Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Arbër Rexhaj, nga kjo parti, deklaroi për KosovaPress, se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement