string(77) "zgjedhja-e-kryetarit-te-ri-pd-publikon-formularin-dhe-kriteret-per-kandidatet"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2023 14:18

Zgjedhja e kryetarit të ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2023 14:18

Ditën e sotme Partia Demokratike ka publikuar formularin dhe listën e kritereve që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

Kandidatët për Kryetar të Partisë Demokratike duhet të plotësojnë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik,  aftësitë e integriteti moral dhe aftësitë organizative.

Po ashtu një tjetër kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.

Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Kujtojmë se më datë 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.

Aftësitë e angazhimit politik

  1. Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;
  2. Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;
  3. Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Integriteti moral

  1. Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;
  2. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;
  3. Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit (sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”);
  4. Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit (të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, funksionar i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme);
  5. Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;
  6. Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore;

Aftësitë organizative

  1. Të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik;
  2. Të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative ose të ketë program të qartë politik për riorganizimin e Partisë në përputhje me vlerat themelore statutore;
  3. Të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të Partisë Demokratike.

Formulari

Formulari
Formulari
Formulari

/Gazeta Express