Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare, ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit.
Në atë çast, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Raportohet se në zonën e punimeve mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe izolimi i plotë i kantierit, ç`ka ka rritur rrezikun për kalimtarët dhe veçanërisht për nxënësit.
I mituri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe natyrës së dëmtimeve, ai është dërguar më pas me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, ngjarja nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukës, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe procedurat e ndjekura në raste të tilla.
Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë, duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier, raporton Top Channel.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...