Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, do ta ketë sërish mundësinë sonte të luajë për disa minuta dhe ta vazhdojë procesin e kthimit në formë, pas lëndimit të rëndë që e mbajti tetë muaj jashtë fushës së vlertë.
Arbër Zeneli, i cili ishte operuar për shkak të një lëndimi të rëndë të pësuar në qershor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Malit të Zi, u kthye më në fund në Ligue 1 fundjavën e kaluar, kur luajti në pesë minutat e fundit të ndeshjes kundër Monacos, që përfundoi me rezultat 1:1, raporton Gazeta Express.
Njëjtë si fundjavën e kaluar, 25-vjeçari është në stol edhe për ndeshjen e kësaj fundjave të Stade de Reims në Ligue 1 – atë kundër Stade Brestois që nis në orën 20:00 në stadiumin Auguste-Delaune.

Anësori kosovar shpreson të luajë sërish disa minuta këtë fundjavë, pasi që pesë minutat që luajti fundjavën e kaluar mbeten ende minutat e tij të vetëm gjatë gjithë këtij sezoni, shkaku i lëndimit.
Edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, shpreson që Zeneli do të arrijë pak nga pak të kthehet në formën që e kishte treguar para lëndimit, pasi që Kosovën e pret ndeshja vendimtare kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars, ndërsa potencialisht, tre ditë më vonë, finalja e madhe për kualifikim në EURO 2020 kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...