Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Perparim Gruda, ka thënë se ftesa e Kurtit për liderët e partive opozitare tregon që do të flitet për krijimin e të gjitha institucioneve. Gruda këtë qëndrim të tij e ka lidhur me faktin se ftesa ka ardhur para konstituimit të Kuvendit.
“Ne kemi thënë prej fillim që pa dialog politik, pa kompromis, s’mund të ketë formim të institucioneve. Për atë po mblidhemi që ta kemi një qëndrim. Presim që dialogu me qenë i vërtetë. Meqë ftesa është bërë para krijimit të institucioneve, radha është bërë për formimin e krejt institucioneve. Asnjë parti s’ka fituar në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm me i bë krejt insitutcionet”, ka thënë Gruda.
“ju e dini që VV ka kërku më shumë se 50%, votuesit i dhanë më pak se aq. Rezultati është i qartë, shumë gjëra janë sqaruar. Pas mbledhje së kryesisë flasim”, ka shtuar ai.