Astronomët kanë zbuluar një “yll kanibal” që ka gëlltitur pjesë të sistemit të tij planetar dhe shkencëtarët kanë gjetur prova për këtë në një shtresë metalike rreth 500 kilometra në madhësi në sipërfaqen e këtij ylli.
Shtresa e cila u vëzhgua nga një grup studiuesish të udhëhequr nga shkencëtari Stefan Bagnul, përfaqëson një përqendrim metali të ngulitur në një yll që dikur ishte i ngjashëm me Diellin dhe i cili, në fazën e fundit të tij të jetës po ftohet ngadalë, duke arritur përmasa të barabarta me ato të Tokës.
Shumë yje të bardhë janë vërejtur më parë të kontaminuar me metale, të sjellë atje nga planetë ose asteroidë që kaluan shumë afër yllit, por në këtë rast materiali u drejtua nga fusha magnetike e yllit, përmes një procesi të ngjashëm me atë që prodhon aurorat në Tokë dhe Jupiter.
Rezultati, i cili u botua në “The Astrophysical Journal Letters” dhe drejtohet nga Observatori Armagh në Irlandën e Veriut, u mor falë teleskopit të Observatorit Jugor Europian, i cili ndodhet në Kili. Vëzhgime të ngjashme mund të jenë të dobishme në zbulimin e përbërjes së planetëve jashtë sistemit diellor.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...