Zbulohet vendi ku do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon - Gazeta Express
string(71) "zbulohet-vendi-ku-do-te-luhen-ndeshjet-e-liges-se-kampioneve-kete-sezon"

Gazeta Express

02/06/2020 21:01

Zbulohet vendi ku do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Gazeta Express

02/06/2020 21:01

UEFA dhe ECA janë duke biseduar rreth një plani B për Ligën e Kampionëve, një turne me tetë ekipet e mbetura në garë të cilat ndeshjet do t’i zhvillonin në Portugali në muajin gusht.

Por plani parësor, natyrisht, është që gara të përmbyllet në formatin e zakonshëm duke i përfunduar ndeshjet e rundit të 16 më të mirëve të cilat kanë mbetur në gjysmë, e pastaj të vazhdohet me ndeshjet e tjera në shtëpi dhe në udhëtim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ato do të zhvilloheshin nga 4 deri më 29 gusht.

Sipas Mundo Deportivos, ekziston plani B për të cilën është duke biseduar UEFA me Shoqatën e Klubeve Evropiane, president i të cilit është shefi i Juventusit, Andrea Agnelli.

Nëse ky plan përdorët, atëherë do të zhvillohej një turne me tetë ekipet e mbetura, të cilat do të vendoseshin përmes vetëm një takimi.

Jo vetëm që do të zvogëlohej numri i ndeshjeve, por edhe skuadrat nuk do të kishin nevojë të udhëtonin në kohë pandemie. /Gazeta Express/