Zbulohet një grup i njerëzve që rrjedhin nga ADN-ja e lashtë e një vajze - Gazeta Express

Mistere

Gazeta Express

26/08/2021 0:51

Zbulohet një grup i njerëzve që rrjedhin nga ADN-ja e lashtë e një vajze

Mistere

Gazeta Express

26/08/2021 0:51

Eshtrat e një krijese që vdiq 7000 vjet më parë në ishullin indonezian të Sulawesit tregon historinë e një grupi të panjohur të mëhershëm të njerëzve.

Kjo krijesë e re e paraardhësve të njeriut nuk është gjetur askund tjetër në botë, sipas një studimi të publikuar në Nature.

Lexo Edhe:

“Kemi zbuluar ADN-në e parë të një njeriu të lashtë në rajonin e ishullit mes Azisë dhe Australisë, të njohur si ‘Wallacea’, duke ofruar kështu njohuri të reja mbi llojshmërinë gjenetike dhe historinë e popullsisë së njerëzve të hershëm modernë në këtë pjesë shumë pak të kuptuar të botës”, ka thënë bashkautori Adam Brumm.

Veglat dhe vizatimet në shpella kanë sugjeruar se njerëzit jetonin në ishujt përreth atij rajoni para 47,000 vjetëve, por fosilet janë të pakta dhe ADN-ja e lashtë dëmtohet më shpejt në klimën tropikale, shkruan CNN.

Megjithatë, studiuesit zbuluan skeletin e një femre mes moshës 17-18-vjeç në një shpellë në Sulawesi më 2015. Mbetjet e saj ishin varrosur në shpellë para 7200 vjetëve dhe besohet se i përkiste kulturës “Toalean”. Edhe pse ADN-ja e saj është mjaft e dëmtuar për shkak të klimës, studiuesit shpresojnë se mund të arrijnë të zbulojnë nga ajo më shumë për njerëzit “Toalean” dhe mbi historinë e lashtë të njeriut.