Zbulohet “molekula” që i paraprin "jetës" në planetët apo yjet e rinj - Gazeta Express
string(65) "zbulohet-molekula-qe-i-paraprin-jetes-ne-planetet-apo-yjet-e-rinj"

Mistere

Gazeta Express

17/09/2021 2:34

Zbulohet “molekula” që i paraprin “jetës” në planetët apo yjet e rinj

Mistere

Gazeta Express

17/09/2021 2:34

Shkencëtarët kanë bërë një përparim në kërkim të jetës jashtëtokësore pasi që kanë zbuluar “rezervarë të rëndësishëm” të molekulave të mëdha organike, për të cilat ata thonë se janë forma bazë të jetës

Analiza e gjurmuesve unik erdhi nga një material që vjen nga drita e emituar rreth yjeve të rinj. Studiuesit e Universitetit të Leedsit kanë thënë që kushtet themelore kimike që krijuan jetën në Tokë mund të ekzistojnë potencialisht në tërë galaksinë. Ata kanë identifikuar një molekulë të madhe organike në disk protoplanetar që i rrethon yjet e rinj.

Lexo Edhe:

Një lloj disku i ngjashëm dikur ka mundur ta rrethohej të Dielli gjë që ka dërguar në formimin e planetëve në Sistemin tonë Diellor.

Studiuesit thonë se prezenca e këtyre molekulave është kuptimplote për shkak se ato janë “shkëmbinj të sheshtë” me molekula të thjesht karboni siç janë monoksidet e karbonit, të cilat janë me shumicë në hapësirë dhe nevojitën më shumë molekula komplekse në mënyrë që jeta të ekzistojë.

Një skuadër studiuesish e përbërë nga 16 astrofizikantë, të cilët fokusohen në ekzistencën, vendin dhe bollëkun e molekulave pararendëse që nevojiten për të formuar jetën.

“Këto molekula të mëdha organike dhe komplekse janë zbuluar në ambiente të ndryshme në tërë hapësirën”, tha Dr John Ille, lider dhe studiues pranë Universitetit të Leedsit, transmeton GazetaExpress.  

“Studimet laboratorike dhe teorike kanë treguar që këto molekula kanë “përbërjen e parë” për ndërtimin e molekulave që janë përbërës esencial në kiminë biologjike të Tokës, duke krijuar sheqerna, amino acide dhe madje edhe përbërës të acidit ribunukleik (ARN) në kushtet e duhur”.

“Megjithatë, shumë ambiente ku ne kemi gjetur këto molekula komplekse organike janë shumë larg nga ku dhe si e kanë formën në planetin tonë”.

“Ne dëshirojmë të kuptojmë çfarë janë ato saktësisht dhe sa prej këtyre molekulave ishin prezente në lindjen e planetëve – disqeve protoplanetare”.

Programi “Molekula me ALMA në formimin e planetëve (MAPS) është përdorur për të formuar të dhënë nga radio teleskopi Atacama Large Millimetre/submillimetre Array (ALMA) në Kilë.

Alma ishte e aftë për të zbuluar sinjale jashtëzakonisht të dobëta nga molekulat në rajonin më të ftohtë në hapësirën tonë të jashtme.

Është përdorur një rrjet i 60 antenave për të detektuar sinjale nga molekulat dhe secila molekulë ka dhënë një dritë me gjatësi dhe valë unike të ndryshme duke prodshuar “gjurmë” të veçanta spektrale.

Çfarë nevojitën gjurmët është se kjo i lejon shkencëtarët për të identifikuar prezencën e molekulave dhe të hulumtojnë vetitë e tyre specifike.

“Fuqia e ALMA-së na ka lejuar ne që të matim shpërndarjen dhe përbërjen e këtij materiali që është aktiv të planetët në ndërtim e sipër apo yjeve të rinj për herë të parë”.

“Teleskopi është mjaftueshëm i fuqishëm për ta bërë këtë edhe për molekula të mëdha komplekse që janë pararendës të jetës”.

“Nëse ne zbulojmë molekula të tilla në sasi të madhe, kuptimi ynë aktual për kiminë ndëryjore tregon që kemi molekula edhe më komplekse që po ashtu duhet të vëzhgohen”, shton Dr. Ilee.

“Ne shpresojmë që ta përdorim ALMAn për të hulumtuar hapat e tjerë për përbërjen kimike të gurëve në këto disqe”.

“Nëse ne i hasim ata, pastaj ne do të jemi të afëtë për të kuptuar se si përbërësit e parë të jetës mblidhen rreth yjeve të rinj”. /GazetaExpress/