Astronomët zbuluan informacione të reja rreth jetës në Mars që mund të jetë një ogur i mirë për miliarderin e teknologjisë dhe entuziastin e hapësirës, Elon Musk, i cili po planifikon t’i zbarkojë njerëzit në planetin e kuq.
Elon Musk ka ndërtuar raketën e tij Starship që, sipas tij, përfundimisht do t’i çojë njerëzit në Mars.
Sipas studiuesve, jeta në planetin e kuq ka qenë e pranishme miliona vjet më parë derisa uji – burimi kryesor i jetës – u zhduk. Ekipi i shkencëtarëve vlerësoi se sipërfaqja e Marsit – që dikur strehonte lumenj, liqene dhe oqeane – dukej si Toka në ditët e para të sistemit tonë diellor, sipas The Sunday Times.
Se si uji u zhduk nga planeti është një pyetje që shkencëtarët nuk kanë mundur t’i japin përgjigje.
Zbulimet e reja konfirmojnë mundësinë e jetesës në Mars
Studimi i tyre i botuar në revistën Geology zbuloi se uji ka qenë i pranishëm edhe në periudhën e vonë Hesperiane, duke sfiduar besimet për zhdukjen e ujit gjatë asaj periudhe rreth 2.9 miliardë vjet më parë.
Sipas Studiuesve të Kolegjit Imperial në Londër, kishte “shenja se uji ishte i bollshëm në kraterin Gale të Marsit, një pellg me diametër 92 milje në jug të ekuatorit, shumë kohë pasi planeti mendohej të ishte bërë i thatë dhe jomikpritës”.
Ekipi që menaxhon roverin Curiosity zbuloi gjithashtu shtresa të tilla që mund të ishin formuar vetëm nga uji.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...