Zaptimi pa leje i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Çlirimi vazhdon - Gazeta Express
string(69) "zaptimi-pa-leje-i-hapesirave-publike-rama-ndan-pamjet-clirimi-vazhdon"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:31

Zaptimi pa leje i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Çlirimi vazhdon

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:31

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Çlirimi vazhdon”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve.