Zanetti: Lautaro është i lumtur në Inter - Gazeta Express
string(41) "zanetti-lautaro-eshte-i-lumtur-ne-inter-2"

Zanetti: Lautaro është i lumtur në Inter

Gazeta Express

02/04/2020 20:29

Zanetti shpreson që Lautaro të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur te interi

Barcelona është duke insistuar për sulmuesin, Lautaro Martinez, që është rritur shumë lojtar dhe e shohin zëvendësuesin ideal të Luis Suarez.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, zëvendës presidenti i Interit, legjenda Javier Zanetti, shpreson që bashkëkombësi i tij do të qëndrojë gjatë në Itali.

“E transferuam atë kur ishte lojtari më premtues në Argjentinë”, tha Zanetti për Sky Sport.

“Diego Milito tha se do të behet lojtar i madh. Ai është vetëm 22 vjeçar, por tashmë luan te Argjentina. Ai duket i lumtur me ne dhe shpresoj se do të qëndrojë për një kohë të gjatë”.

“Ai është e ardhmja e klubit tonë”. /Gazeta Express/