Ymeri: Fushata zgjedhore do të jetë një përplasje serioze mes Osmanit dhe Kurtit - Gazeta Express
string(79) "ymeri-fushata-zgjedhore-do-te-jete-nje-perplasje-serioze-mes-osmanit-dhe-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 6:59

Ymeri: Fushata zgjedhore do të jetë një përplasje serioze mes Osmanit dhe Kurtit

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 6:59

Visar Ymeri, analist politik, ka vlerësuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, do të karakterizohet me përplasje mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ymeri ka treguar disa nga shkaqet se pse Kurti ka refuzuar Osmanin edhe për një mandat tjetër, ndërkaq ka deklaruar se Kurti ia ka frikën Osmanit.

“Vjosa Osmani është në një pozitë tjetër sepse nëse e fiton një mandat tjetër, ky do të jetë mandati i fundit i saj dhe nuk ka do të ketë më nevojë për votat e askujt, dhe kjo ka qenë njëra prej arsyeve pse Kurti nuk ka vazhduar me Osmanin. Sidoqoftë ,fakti se Kurti ia ka pasur kaq shumë firkën mandatit të dytë të Vjosa Osmanit, tregon se do t’ia ketë fikën edhe garimit të Vjosa Osmanit në zgjedhje”, ka thënë ai në VV Show.

Sipas Ymerit, sulmet ndaj Osmanit tashmë vetëm se kanë filluar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendose dhe që sipas tij ato do të vazhdojnë edhe gjatë fushatës, qoftë nga vetë Kurti ose kandidatë tjerë të saj.

“Shihet se tashmë kanë filluar sulmet e vrazhda ndaj saj (Osmanit), prej Agim Bahtirit, Alban Krasniqit, e këtyre tjerëve nga Vetëvendosje dhe kjo tregon se fushata në të cilën po hyjmë ka me qenë përplasje kogja serioze mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në anën tjetër, edhe nëse nuk bëhet e drejtëpërdrejtë ta zëmë si person nuk flet për këtë gjë ka m’i shti të tjerët”, ka deklaruar Ymeri

Advertisement
Advertisement
Advertisement