Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës - Gazeta Express
string(64) "lansohet-sherbimi-digjital-per-regjistrimin-e-lindjes-se-femijes"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 7:49

Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 7:49

Një shërbim i ri digjital që lidhet me regjistrimin e lindjes së fëmijëve pritet të prezantohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Gjinekologjisë.

Iniciativa, sipas komunikatës për media, synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për regjistrimin e lindjeve.

Në ceremoninë e lansimit do të jenë të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me fillim nga ora 13:30.

Advertisement
Advertisement
Advertisement