Ylli për dhunimin e së miturës në Tiranë: Eduko djalin - Gazeta Express
string(53) "ylli-per-dhunimin-e-se-mitures-ne-tirane-eduko-djalin"

Ylli për dhunimin e së miturës në Tiranë: Eduko djalin

Gazeta Express

05/06/2020 22:16

Zemërthyesi i estradës, Yll Limani është solidarizuar sot me një protestë të artistëve dhe të tjerëve kundër dhunimit të një të miture në Tiranë

Këngëtari i baladave Yll Limani, është artisti i tjetër që i është bashkuar fushatës kundër pedofilisë nëpër rrjete sociale.

Lexo Edhe:

“Ti që thu “e ka lyp vet”, ti je ma tmerr se dhunuesi. Ti që menon që ngacmimi, prekja e padëshirume, presioni ose kërcënimi për me kry marëdhënie s’jon abuzim seksual, lista o hala ma e gjatë… Leni qikat rahat, edukoni djemt!”, ka shkruar Ylli.

Para disa dite, një roje kishte dhunuar një të mitur 15 vjeçare në Tiranë.

Që nga ajo ditë në Shqipëri kanë shpërthyer disa protesta ku e denojnë këtë akt makabër derisa atij i janë bashkuar edhe artistë të ndryshëm te të gjitha sferave. /GazetaExpress/