Ylli niset sonte drejt Izraelit, të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(96) "ylli-niset-sonte-drejt-izraelit-te-merkuren-do-ta-zhvilloje-ndeshjen-e-radhes-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

31/10/2022 18:54

Ylli niset sonte drejt Izraelit, të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

31/10/2022 18:54

Ekipi i Golden Eagle Yllit do të udhëtojë sonte drejt Izraelit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e katërt në FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të luajnë kundër Hapoel Galil Elionit. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në Grupin A, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto dy skuadra ishin takuar mes vete edhe më 12 tetor, me skuadrën nga elita e basketbollit të Izraelit që kishte shënuar fitore me rezultatin 76:93. Ndeshja ishte zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Nga tri ndeshjet e para, skuadra nga Suhareka ka regjistruar dy humbje dhe një fitore, kurse skuadra izraelite ka dy fitore dhe një humbje.

Ndeshja mes Yllit dhe Hapoel Galil Elionit do të zhvillohet të mërkurën, nga ora 16:30, në “Pais Arena” të Jerusalemit. /Gazeta Express/