Ylli me dy ‘fytyra’ habit astronomët - Gazeta Express
string(34) "ylli-me-dy-fytyra-habit-astronomet"

Mistere

Gazeta Express

20/07/2023 23:12

Ylli me dy ‘fytyra’ habit astronomët

Mistere

Gazeta Express

20/07/2023 23:12

Astronomët kanë zbuluar një yll me dy ‘fytyra’ ku njëra përbëhet nga hidrogjeni dhe tjetra nga heliumi. Ylli i bardhë xhuxh është quajtur Janus, në nder të perëndisë romake të ndryshimit.

“Sipërfaqja e yllit të bardhë xhuxh ndryshon nga njëra anë te tjetra. Kur ia tregoj vëzhgimet të tjerëve, ata shastisen”, shprehet Ilaria Caiazzo, udhëheqësja e studimit në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.

Lexo Edhe:

Fenomeni i çuditshëm mund të jetë pasojë e një faze të rrallë evolucioni që po kalon ylli i shuar. “Jo të gjithë, por disa yje xhuxhë ndryshojnë duke u mbizotëruar nga heliumi në vend të hidrogjenit”,  shpjegon Caiazzo.

Ana nga e cila ndodhet hidrogjeni është më e ndritshme. Në pjesën ku ndodhet heliumi, duken flluska dhe shtresa e hollë e hidrogjenit në sipërfaqe është shkatërruar duke e zhvendosur heliumin poshtë.

Janus u pikas nga ZTF, një skaner në Observatorin Palomar pranë San Diegos. Ylli xhuxh rrotullohet çdo 15 minuta në aksin e tij, një fenomen që iu zbuloi astronomëve dy ‘fytyrat’ e tij.