Ylli kalon në finale, e fiton lehtësisht edhe ndeshjen e tretë ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(77) "ylli-kalon-ne-finale-e-fiton-lehtesisht-edhe-ndeshjen-e-trete-ndaj-prishtines"

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 21:35

Ylli kalon në finale, e fiton lehtësisht edhe ndeshjen e tretë ndaj Prishtinës

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 21:35

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale, pasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka përfunduar me rezultatin 56:75, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mikaile Tmusic (15 pikë), Erjon Kastrati (14 pikë) dhe Chris Harris (14 pikë) ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kurse, te kryeqytetasit u dalluan Muhamedali Janjeva (13 pikë) dhe Jetmir Zeqiri (11 pikë).

Ylli në finale do të takohet me Trepçën ose Pejën. Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2:0 në favor të mitrovicasve. /Gazeta Express/