Ylli i UFC-së e kërcënon McGregorin: Çoma lokacionin, do ta thyej kokën - Gazeta Express
string(69) "ylli-i-ufc-se-e-kercenon-mcgregorin-coma-lokacionin-do-ta-thyej-koken"

Ylli i UFC-së e kërcënon McGregorin: Çoma lokacionin, do ta thyej kokën

Gazeta Express

30/07/2020 12:43

“Ma dërgo lokacionin.. do të vij atje dhe do të ta thyej kokën!”

Ky është mesazhi i yllit në rritje të UFC-së, Khamzat Chimaev, për Conor McGregorin, pasi irlandezi e kishte ofenduar atë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Luftëtari 26-vjeçar i lindur në Çeçeni e ka një rekord prej 8:0 dhe ka dominuar në dy luftërat e veta në UFC, duke i rrahur Rhys McKee dhe John Phillips brenda 10 ditëve në Ishullin e Luftimit në Abu Dhabi.

Stili i dhunshëm i Khazmat ka bërë që ai ta marrë nofkën “Khabib 2.0”, dhe tamam sikur Khabib, ai është në fjalosje me McGregorin jashtë kafazit.

Pas fitores së Khazmat në fundjavë, Conor e ofendoi atë duke e quajtur “mi”, në një postim tashmë të fshirë në rrjetet sociale.

Tani, Khamzat thotë se do të bënte gjithçka për ta pasur mundësinë t’ia mbyllë gojën McGregorit në kafaz.

“Mund ta shkatërroj Conor McGregorin. Nëse UFC-ja ma jep mundësinë, do ta bëja me kënaqësi. Do të ishte një luftë e lehtë për mua”, tha Khamzat.

“Eja të luftojmë, mos fol, lufto! Je gangster i vërtetë, nëse je burrë i vërtetë, mos fol në Instagram. Eja në kafaz dhe fol aty, më thuaj diçka aty. Po flet me mua sepse je i ulur në Irlandë, ndërsa unë jam në Suedi. Mund të takohemi tani në Abu Dhabi, Las Vegas”, ishte mesazhi i Khamzat për McGregor. /Gazeta Express/