Ylli i UFC emocionon protestuesit me fjalimin e tij për vrasjen e Floyd - Gazeta Express
string(71) "ylli-i-ufc-emocionon-protestuesit-me-fjalimin-e-tij-per-vrasjen-e-floyd"

Ylli i UFC emocionon protestuesit me fjalimin e tij për vrasjen e Floyd

Gazeta Express

02/06/2020 9:44

Ylli i UFC, Israel AdeNsanya, u prit me duartrokitje të shumta nga protestuesit pasi e dha një fjalim emocional për trajtimin e njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vrasjes së George Floyd.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë  javë. Në një protestë të tillë mbajti fjalim edhe ylli i UFC-së, Israel Adesanya.

“Unë duhet ta ngre zërin tim, e kam bërë këtë gjë gjatë dy javëve të fundit në llogarinë time në Instagram. Nëse ju e shikoni, atëherë do ta shihni se kam qenë i zemëruar”, ka thënë Adensanya.

“Jam i irrituar. Prisni, sa prej tyre hyni në një dyqan dhe duhet t’i vendosni duart prapa shpinës në mënyrë që askush të mos mendojë se ju po vidhni”.

“Sa prej juve ecni në rrugë dhe duhet të buzëqeshni dhe duhet të bëni diçka për ta bërë të ndihet më rehat një person që duket se po frikësohet nga ju”.

“Unë sapo jam shpërngulur në një apartament të ri dhe jam në katin më të lartë, duhet ta përdor ashensorin. Tashmë tre herë jam përballur me persona të bardhë të frikësuar e racistë, unë vetëm u buzëqesh”.

“Tani duhet të eci anash rrugës dhe duhet t’i lejoj ata të kalojnë nëpërmes në mënyrë që ata të mos frikësohen kur të më shohin? Pse? Sepse jam me ngjyrë, thjesht pse jam me ngjyrë. Çfarë kam bërë? Unë nuk kisha opsion tjetër. Edhe po të kisha, do të qëndroja me ngjyrë”. /Gazeta Express/