Liverpool ka shpallur skuadrën për Community Shield – me një lojtar të rëndësishëm që mungon.
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka lënë jashtë skuadrës së tij për Community Shield një lojtar, mes interesimit për të nga një klub tjetër i Premier League.
Reds u përballen me fituesit e FA Cup, Crystal Palace, në Wembley, në hapjen tradicionale të sezonit.
Ndeshja i dha Slot-it mundësinë të shohë të katër blerjet e tij të reja në një skenë konkurruese. Jeremie Frimpong, Milos Kerkez, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike ishin ë gjithë titullarë në Wembley, me Virgil van Dijk që mban shiritin e kapitenit.
Kerkez është preferuar përpara zëvendëskapitenit Andy Robertson në krahun e majtë të mbrojtjes, me skocezin që ishte në stol. Ky vendim duket se ka ardhur në kurriz të Kostas Tsimikas, i cili nuk është përfshirë fare në skuadër.
Mbrojtësi i majtë grek është tashmë praktikisht zgjedhja e tretë e Liverpool-it në atë pozicion dhe, sipas Paul Joyce nga The Times, ka gjasa të largohet nga Anfield në të ardhmen e afërt.
Joyce thotë se Nottingham Forest kishte bërë një kërkesë për Tsimikas më herët këtë verë, ndërsa ka interes edhe nga klube të tjera të Premier League dhe të Europës.
Thuhet se Liverpool do ta lejonte largimin e tij vetëm në formë shitjeje të përhershme, gjë që tregon se ai mund ta ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit me klubin.
A do të largohet Tsimikas nga Liverpool?
Tsimikas, 29 vjeç, u bashkua me Liverpool-in në verën e vitit 2020 dhe ka bërë 115 paraqitje në të gjitha garat për klubin.
Pritej nga tifozët që, nëse Reds do të sillnin një mbrojtës të ri të majtë këtë verë, greku do të ishte ai që do të largohej.
Megjithatë, Tsimikas ka dhënë sinjale se nuk e pret një largim nga Anfield, në një postim të tij të fundit në Instagram.
Pas fitores 3-1 të Liverpool-it ndaj Preston North End në një miqësore para-sezonale muajin e kaluar, ai shkroi në Instagram: “Episodi 1, Sezoni 6.
Tani mbetet për t’u parë nëse ai do të luajë për apo kundër Liverpool-it këtë sezon. /GazetaExpress/