Pas transferimit të Ardon Jasharit, ish-drejtori sportiv i Lazios dhe tashmë drejtor sportiv për Milanin, Igli Tare, po punon për të sjellë një tjetër futbollist shqiptar në “San Siro”.
Mediat italiane raportojnë se Milani është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit të kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nga Atalanta.
Qendërmbrojtësi 32-vjeçar është një nga figurat më të rëndësishme të ekipit nga Bergamo në vitet e fundit, duke u shndërruar në lider absolut në mbrojtje dhe në një emër të dashur për tifozët.
Sipas disa shkrimeve në mediat italiane, Gjimshiti pëlqehet shumë nga Tare, i cili ia ka propozuar trajnerit Massimiliano Allegri si opsionin kryesor për të zëvendësuar Malick Thiaw, i cili u shit në Newcastle United.
Përveç eksperiencës së pasur në Serie A dhe Europë, Gjimshiti njihet për lidershipin e tij brenda fushës, gjë që e bën një përforcim strategjik për një skuadër që synon trofe dhe stabilitet në repartin defensiv.
Ky transferim, nëse realizohet, do të ishte një tjetër sukses personal për Iglin Tare, i cili ka një histori të gjatë suksesi në sjelljen e talenteve në Serie A. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...