Ylli i klubit spanjoll: I martuar si 16-vjeçar, baba si 17-vjeçar, pa Wi-Fi dhe pa telefon mobil - Gazeta Express
string(93) "ylli-i-klubit-spanjoll-i-martuar-si-16-vjecar-baba-si-17-vjecar-pa-wi-fi-dhe-pa-telefon-mobil"

Ylli i klubit spanjoll: I martuar si 16-vjeçar, baba si 17-vjeçar, pa Wi-Fi dhe pa telefon mobil

Gazeta Express

05/04/2020 15:24

Fali, mbrojtësi i klubit spanjoll Cadiz, ka zbuluar detaje të pazakonta për stilin e jetës të dalë mode. Burrë dhe baba si adoleshent dhe tani pa internet në shtëpi.

26-vjeçari, i vetëshpallur cigan, ka shumë pak kontakt me botën e jashtme kur ndodhet në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam martuar në moshën 16-vjeçare dhe jam bërë baba në moshën 17-vjeçare. Ne ciganët martohemi shumë herët. Bashkëshortja ime ishte vetëm 14-vjeçare”, zbuloi Fali për Cadena Cope.

“Kam vuajtur shumë në jetë. Jam 26-vjeçar, por duket sikur jam 35”, shtoi ai.

“Kështu ishte deri erdha në Cadiz dhe presidenti më dha kontratë katërvjeçare. Gruaja s’më braktis tani që cigani po jeton mirë. Jeta ime do të ishte e mirë për film apo libër. Të gjitha gjërat nëpër të cilat kam kaluar më kanë bërë më të fortë mendërisht dhe për t’i marrë tri pikë nga unë në një fushë futbolli, duhet të më vrasësh”, theksoi ai.

Ai zbuloi se nuk ka as internet në shtëpi e as telefon mobil.

“Do t’ia blej vetes një telefon sepse nuk kam; s’kam as rrjete sociale”, tregoi ai. /Gazeta Express/