Ylli e Prishtina i duan fitoret e para në "play-off" - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2021 14:10

Ylli e Prishtina i duan fitoret e para në “play-off”

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2021 14:10

Kurse, Peja e Bashkimi me fitore eventuale sonte mund të kualifikohen në gjysmëfinale të “play-offit”

Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina do t’i kërkojnë sonte fitoret e para në çerekfinale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit.

Këto dy skuadra u mposhtën në duelet e para nga Bashkimi respektivisht Peja.

Fituesi i freskët i Ligës Unike ka punë të vështirë në vizitën që do ta ketë sonte në Prizren.

Erjon Kastrati me shokë synojnë të fitojnë në palestrën “Sezai Surroi” për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 1:1 pasi humbën në shtëpi në duelin e parë.

Në të kundërtën, një fitore eventuale si vendës sonte, e dërgon Bashkimin në gjysmëfinale të “play-offit”.

Skuadrën fituese të këtij çifti në fazën tjetër e pret Rahoveci, shkruan Gazeta Express.

E në duelin tjetër, edhe Sigal Prishtina e ka mision barazimin e serisë me Pejën, e cila e fitoi bindshëm përballjen e parë.

Në të kundërtën, fitorja në kryeqytet e dërgon ekipin Verdhezi në gjysmëfinale.

Kjo pasi ekipi që i fiton dy ndeshje në çerekfinale, kalon tutje. Skuadrën fituese të këtij çifti në fazën tjetër e pret Ponte Prizreni. /Gazeta Express/