Ylli e prezanton ekipin me të cilin synon t’i përsërisë sukseset e dy viteve të fundit - Gazeta Express
string(85) "ylli-e-prezanton-ekipin-me-te-cilin-synon-ti-perserise-sukseset-e-dy-viteve-te-fundit"

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2022 15:05

Ylli e prezanton ekipin me të cilin synon t’i përsërisë sukseset e dy viteve të fundit

Basketboll

Gazeta Express

28/06/2022 15:05

Golden Eagle Ylli ishte protagonist i basketbollit kosovar në dy vitet e fundit.

Therandasit e fituan dy herë radhazi titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa triumfuan edhe në Ligën Unike vjet.

Lexo Edhe:

E ekipi nga Suhareka synon të jetë protagonist edhe në sezonin e ardhshëm.

Ylli e ka prezantuar sot ekipin me të cilin do ta nisë sezonin e ri në Superligën e basketbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm do t’i prijë trajneri Adis Beçiragiq, i cili e drejtoi ekipin me sukses në dy edicionet e fundit, ndërsa therandasit i konfirmuan edhe dy asistentët e tij, Petrit Zeqiri dhe Endrit Elshani.

Së fundmi, nga klubi u larguan dy lojtarët e rëndësishëm, Erjon Kastrati, i cili përfundoi në Trepçë dhe Mikaile Tmusic.

E në ndërkohë, Ylli do ta transferojë amerikanin e natyralizuar në kosovar, Scott Bamford.

Por, therandasit pritet të bëjnë edhe përforcime të tjera me lojtarë vendorë dhe të huaj gjatë verës. /Gazeta Express/