Ylli bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(27) "ylli-behet-me-trajner-te-ri"

Basketboll

Gazeta Express

02/02/2024 14:44

Ylli bëhet me trajner të ri

Basketboll

Gazeta Express

02/02/2024 14:44

Ylli është bërë me trajner të ri.

Malazezi, Petar Mijovic është zyrtarizuar në krye të shtabit teknik të skuadrës nga Theranda.

Lexo Edhe:

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi i Yllit, përmes një shkrimi në faqen e tyre në Facebook.

“Trajneri Mijovic me shtetësi malazeze edhe më parë ka punuar ne Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrën nga Superliga e Polonisë Slask Wroclaw, në Superligen e Hungarisë Atomeromu SE si dhe në Mal të Zi tek skuadra e Buducnost me të cilën edhe ka marrë pjesë ne EuroCup si dhe ka fituar titullin e Kampionit në Mal të Zi. Tani objektivat janë të kjarta që me trajnerin kampion të rikthehemi tek titulli kampion”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tyre.

Mijovic ka patur edhe në të kaluarën eksperienca në Kosovë. Gjatë viteve 2015-16, ai kishte drejtuar skuadrën e Bashkimit dhe Prishtinës.